Bota

Zelensky falënderon gazetaren ruse: Ju duhet të luftoni për ndryshimin e vendit!

Presidenti i Ukraines Voloymyr Zelensky falenderoi gazetaren ruse Marina Ovsianikova e cila ndërpreu edicionin e lajmeve në televizionin rus duke u shfaqur me një pankartë dhe video mesazh kundër luftës.

Personalisht dua të falënderoj vajzën e re, e cila hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës“, thotë Zelensky.

Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit rus që të ngrihen dhe të luftojnë pa pasur frikë për sa kohë vendi i tyre nuk është mbyllur plotesisht nga e gjithë bota.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Ju duhet të luftoni, nuk duhet ta humbisni shansin për të bërë ndryshimin“, tha Zelensky.

Gazetarja ruse është marrë në pyetje nga policia për rreth 14 orë. Ndërsa, për videomesazhin që ajo ka transmetuar duke thënë: “Mos kini frikë nga asgjë. Ata nuk mund të na burgosin të gjithëve”, është gjobitur me 30 000 rubla.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Teksa doli në gjykatë ajo tha se idea e protestës ka qënë e saj.

Ishte vendimi im kundër luftës. E mora vetë këtë vendim sepse nuk më pëlqen që Rusia të fillojë këtë pushtim. Ishte vërtët e tmerrshme“, tha ajo në anglisht teksa doli nga gjykata. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *