Bota

Zelensky: Është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti ukrainas Zelensky tha se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta, sipas BBC.

“Sigurisht që kam dëgjuar edhe parashikime të ndryshme. Kam më shumë informacione se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse, rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi,” tha Zelensky.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Sipas Zelenskyt dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.

“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës. Por ende jo aq sa për të larguar pushtuesit. Ne do t’i mundim,” tha ai.

“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makina ushtarake ruse të mbetet pa mjetet e mbijetesës,” përfundoi ai.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *