Bota

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit

Pas muajsh spekulimesh, shefi i ushtrisë së Ukrainës është shkarkuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka deklaruar se tash është “koha për reforma”.

Njoftimi vjen pasi thashethemet për një përçarje mes Valerii Zaluzhny-t dhe presidentit ukrainas filluan të qarkullonin muaj më parë.

Zaluzhny është konsideruar hero kombëtar nga shumë ukrainas për luftën kundër rusëve që nga shkurti i vitit 2022.

Zelensky pohoi se e kishte takuar sot gjeneralin dhe se i kishte konfirmuar shkarkimin duke i thënë kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake.

Por, ai tha se gjenerali më i lartë i Kievit duhet të mbetet “në ekipin e tij”, duke lënë të kuptohet se atij mund t’i jepet një pozicion tjetër.

Lexo më shumë  SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, Teherani godet dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit

Zaluzhny konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale duke thënë se detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar që nga shpërthimi i luftës në vitin 2022 dhe “të gjithë duhet të ndryshojnë dhe të përshtaten me realitetet e reja në mënyrë që të fitojmë së bashku”.

“Ne vendosëm të ndryshojmë qasjen dhe strategjinë tonë. I jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua, shtabit të përgjithshëm, ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit të Ukrainës”, pohoi ai.

Lexo më shumë  Rriten edhe më tej çmimet e naftës pas sulmeve ShBA-Iran

Ndryshe, Zaluzhny është gjeneral ukrainas me katër yje, i cili ka shërbyer si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 27 korriku i vitit 2021. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

YouTube player