Bota

Zelensky: BE do të planifikojë një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë

Në një fjalim në ditën e 56-të të luftës, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Bashkimi Europian po planifikonte një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë.

“Ne po punojmë për ta bërë atë vërtet të dhimbshme për makinën ushtarake ruse dhe shtetin rus në tërësi,”-tha Zelenskyy.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se kishte biseduar me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për çështjet mbrojtëse dhe financiare, si dhe sanksionet.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Në veçanti, sanksionet do të ofrojnë kufizime në sektorin energjetik të Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”-tha ai.

Sipas BBC ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo të plotë ndaj furnizimeve ruse të naftës. Zelenskyy gjithashtu ka thënë se ai dikutoi me Michel për krizën ushqimore dhe energjitike në Europë dhe mundësinë e rifillimit të eksporteve bujqësore ukrainase. Kjo gjë sipas tij mund të qojë në bllokimin e presionit që Rusia bën ndaj shteteve Europiane.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Çdo mbiemër, çdo adresë shtëpie, çdo llogari bankare do të gjejmë gjithçka pasi ushtria dhe komandantët rusë do të akuzohen për krime lufte,”– tha Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *