Bota

Zelensky: “Aleati shumë i rëndësishëm” Johnson do të mbetet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ishte “shumë i lumtur” që kryeministri britanik Boris Johnson kishte fituar një votëbesimi të hënën, pasi ai është “një mik i vërtetë i Ukrainës”.

“Më vjen mirë që nuk kemi humbur një aleat shumë të rëndësishëm”, tha Zelensky në një intervistë për Financial Times. “Ky është një lajm i madh.”

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

“Nuk mund të komentoj për situatën e brendshme. Nuk i di të gjitha detajet. Prandaj i kërkoj falje zotit Johnson për këtë. Mendoj se ai është shumë më i informuar për detajet sesa unë.”

“Borisi është shumë konkret në mbështetjen e Ukrainës”, tha Zelensky.

Johnsoni u takua me Zelenskyn në Kiev në muajin prill disa ditë pasi kryeqyteti u kishte rezistuar raketave ruse dhe nuk ishte më nën kërcënimin e tyre.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *