BotaLajme

Zelensky akuzon liderët evropianë, thërret protesta në mbarë Evropën

Zelensky – liderëve evropianë: Si do ta mbroni veten kur jeni kaq të ngadalshëm me Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur direkt nga zyra e tij në Kiev. Me fytyrën që shihej i lodhur, ai ka akuzuar liderët evropianë se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të ngadalësuar avancimin rus.

Lexo më shumë  Kurti për ditën e 1 Majit: Kjo qeveri ka qenë në anën e punëtorëve jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete

“Si për Luftën e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më, por ja ku jemi sërish dhe ju nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur”, ka thënë ai.

Zelensky shtoi se nuk është vonë që të ndalet “agresioni” rus nëse liderët evropianë veprojnë shpejt dhe thërrasin qytetarët rreth Bashkimit Evropian që të protestojnë dhe t’i detyrojnë qeveritë e tyre në më shumë veprime”.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

“Jam i sigurt se e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por, nuk e shohim qartë se çfarë do të bëni ju për këtë, si do ta mbroni veten kur jeni kaq të ngadalshëm me Ukrainën”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *