Bota

Zelanda e Re prezanton planin për rihapje të kufijve

Zelanda e Re ka prezantuar planin për rihapje të kufijve, teksa ky shtet nis të relaksojë disa prej kufizimeve më të ashpra në botë për luftim të pandemisë.

Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi do të mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, derisa shtetasit e vendeve tjera do të mund të hyjnë në Zelandë të Re nga 13 marsi, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern.

Lexo më shumë  Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Ata do të duhen të vetizolohen për 10 ditë, mirëpo programi shtetëror i karantinës do të anulohet.

Shtetasit e Zelendës së Re që kanë mbetur nëpër vende të ndryshme të botës, e kanë mirëpritur këtë lajm.

Ky njoftim ka ardhur pas rritjes së kritikave për politikën kontroverse të Zelandës së Re për mbyllje të kufijve, me qëllim të luftim të pandemisë.

Lexo më shumë  Gjykatësi paralajmëroi Donald Trump: Ke shkelur urdhrin! Mund të burgosesh

Kufijtë e këtij vendi kanë qenë të mbyllur për gati dy vjet.

Përgjatë asaj periudhe, ky shtet me pesë milionë banorë ka regjistruar 54 viktima dhe rreth 17,000 raste të infektimit – shifra shumë më të vogla sesa në pjesën tjetër të botës.

Rruga Press

YouTube player