Bota

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për brezat e ardhshëm

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e saj të ardhshme, në një përpjekje për të ndaluar tërësisht pirjen e cigares.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verall.

Vendimi është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re të enjten.

Lexo më shumë  Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Mjekët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit në vend kanë mirëpritur reformat “udhëheqëse në botë”, të cilat do të reduktojnë aksesin në duhan dhe do të kufizojnë nivelet e nikotinës në cigare.

“Kjo do t’i ndihmojë njerëzit të heqin dorë ose të kalojnë në produkte më pak të dëmshme dhe do t’i bëjë shumë më pak gjasat që të rinjtë të varen nga nikotina”, deklaroi Janet Hook nga Universiteti i Otagos.

Zelanda e Re është e vendosur të arrijë një objektiv kombëtar për të reduktuar shkallën e saj kombëtare të pirjes së duhanit në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar atë krejtësisht.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish terminalin kyç të Rusisë për eksporte të naftës

Aktualisht, rreth 13% e të rriturve në Zelandën e Re pinë duhan, nga 18% rreth një dekadë më parë. Por shkalla është shumë më e lartë – rreth 31% në mesin e popullsisë indigjene Maori, të cilët gjithashtu vuajnë një shkallë më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *