Lajme

Zëdhënësja e Putinit, Zakharova, ankohet se Serbisë po i bëhet presion për vendosjen e sanksioneve

Serbia është nën presion të lartë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka pohuar këtë mëngjes zëdhënësja e Kremlinit, shkruan Sky News.

Kjo vjen pasi ministri serb i ekonomisë tha se vendi duhet t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Serbia ka dënuar pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – por i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur sanksione.

“Një pozicion i çuditshëm: Amerika ushtron presion mbi Serbinë dhe ministri serb bën thirrje për një veprim kundër Rusisë,” tha Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Rusia e ka mbështetur vazhdimisht Beogradin në kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Por të hënën, Rade Basta, ministër i ekonomisë në Serbi tha se Beogradi po paguante “një çmim të lartë” për refuzimin e tij për t’iu bashkuar një embargoje ndërkombëtare kundër Rusisë.

“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të madh për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme. Unë si ministër i ekonomisë shikoj se sa presion i madh po bëhet mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ne të tjerët të heshtim, këtë s’mund ta pranoj. Unë jam për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e qëndroj krah me presidentit Vuçiq në mbrojtje të interesit shtetëror dhe kam besim absolut në të. Për këtë arsye kërkoj nga gjithë ministrat dhe nga qeveria e Serbisë që të sqarohen rreth kësaj çështje” ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Serbia është shprehur se dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian, investitorit dhe partnerit të saj kryesor tregtar. Megjithatë, veprimet e saj flasin për të kundërtë, me një qeveri që nuk sanksionon pushtimin rus dhe me shumicën e popullsisë që e mbështet pushtimin e krimeve të luftës së Putinit.

Ndër të tjera, Serbia nuk ka bërë asnjë hap cilësor që do e distanconte atë nga e shkuara jo e largët e saj gjenocidale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *