KryesoreLajme

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se qindra zyrtarë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes që ka hyrë në vitin e katërt të punës

Reagimi i Kryeizut ka ardhur pasi dy raporte ndërkombëtare kritikuan Qeverinë për lirinë e medias, demokracinë e mosluftimin e korrupsionit.

Sidoqoftë, Kryeziu ka parë përmirësime në raportet ndërkombëtare prej se në Qeveri është Vetëvendosje.

“Raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe organizatës ndërkombëtare Freedom House që u publikuan së fundmi, në fakt vënë në pah një problem që është trashëguar ndër vite. E megjithatë në të dy raportet, mund të vërehet përmirësim e progres në drejtim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në reagimin e Kryeziut.

Sipas tij, në Qeveritë e mëparshme raportet ishin shumë më të këqija për Kosovën.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Për shembull në raportet e DASh-it në vitet e mëparshme, për përshkrimin e korrupsionit në qeveri përdoreshin shprehje si “korrupsion endemik” (këtë e gjeni në raportet për vitet 2016, 2017 e 2018) dhe “korrupsion i përhapur” (në raportin e vitit 2014), që tregojnë një shkallë të lartë të korrupsionit qeveritar. Shprehje si këto nuk i gjeni në raportin e këtij viti dhe atij të kaluar. Madje në raportin e fundit theksohet se qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të hetuar e ndëshkuar zyrtarë që mund të kenë kryer abuzime apo keqpërdorime. Ju rikujtojmë që gjatë qeverisë sonë qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë duhet të punojnë për të mundësuar luftën e suksesshme ndaj korrupsionit

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Hapi i radhës për luftim efektiv të korrupsionit është krijimi i një sistemi të drejtësisë që siguron ndëshkueshmëri ndaj veprave korruptive. Kjo arrihet përmes vettingut në drejtësi. Që është angazhim i yni. Të njëjtat raporte, pra të DASh-it dhe të Freedom House flasin pikërisht për sistemin jo efikas të drejtësisë dhe të korruptuar si pjesë e problemit. Luftimi i korrupsionit, sidomos në institucione, duhet të jetë synim i përbashkët. Po, qeveria duhet të luaj një rol udhëheqës dhe shembullor, por janë institucionet tjera, ato të hetimit dhe të drejtësisë të cilat e bëjnë përfundimisht të mundur luftën e suksesshme ndaj korrupsionit”, ka shtuar ai.

YouTube player