Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu sqaron arsyet se përse Kurti nuk është i pranishëm në takimin e sotëm

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu sqaroi arsyet se përse kryeministri Albin Kurti nuk është i pranishëm në takimin e sotëm, të organizuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeziu shkroi në Facebook se ftesa e Ramës u bë një javë më parë, por Kurti kishte konfirmuar disa muaj më parë pjesëmarrjen në një konferencë tjetër në Greqi.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, shkruan ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Kryeziu siguron se Kurti do të jetë pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player