Bota

BE: Dënojmë fuqishëm lëvizjen cinike të Rusisë për dhënien fund të marrëveshjes së grurit

Dënojmë fuqishëm lëvizjen cinike të Rusisë për t’i dhënë fund “Iniciativës së grurit përmes Detit të Zi”, pavarësisht përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, tha në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”BE po punon për të garantuar sigurinë ushqimore për njerëzit vulnerabël në mbarë botën”, tha Von der Leyen.

“Korridoret e solidaritetit të BE-së do të vazhdojnë të sjellin produkte agro-ushqimore nga Ukraina në tregjet globale”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Rusia është tërhequr sot nga marrëveshja ndërkombëtare për lejimin e eksporteve të grurit nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, dhe do ta rinovojë marrëveshjen vetëm pasi të përmbushen kushtet në lidhje me prodhimin rus, tha një zëdhënës i Kremlinit.

“De facto, marrëveshja e Detit të Zi përfundoi së funksionuari sot”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Fatkeqësisht, kushtet e marrëveshjes të vendosura nga pala ruse nuk janë zbatuar ende, kështu që vlefshmëria e saj ka skaduar”, sipas Peskov.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

“Sapo pala ruse të jetë e kënaqur, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Peskov.

Javët e fundit, Rusia pretendoi se pengesat për eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike nuk ishin hequr.

Rruga Press

YouTube player