Bota

Zëdhënësi i Kremlinit pranon humbjet ruse: Tragjedi e madhe për Rusinë

Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia ka pranuar më në fund humbjen e konsiderueshme të trupave.

Peskov u pyet nga Sky News nëse lufta kishte qenë një “poshtërim” për Rusinë duke pasur parasysh se trupat ruse ishin tërhequr nga Kievi, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e betejës, ndërsa Zelenksy vijon të jetë në pushtet.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Peskovi u përgjigj se humbja e trupave ruse në Ukrainë ishte një “tragjedi e madhe” për Rusinë.

Peskov, i cili ka shërbyer si zëdhënës i presidentit rus që nga viti 2000, shtoi se Rusia po kërkon mënyra për t’i dhënë fund luftës.

“Ushtria jonë po bën çmos për t’i dhënë fund atij operacioni. Dhe ne shpresojmë që në ditët në vijim, në një të ardhme të parashikueshme, ky operacion do të arrijë qëllimet tona ose do të përfundojë me negociatat midis delegacionit rus dhe ukrainas”, tha Peskovi.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Me 25 mars Rusia ka bërë të ditur se ishin vrarë 1 351 ushtarë dhe 19 mijë ishin plagosur në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *