Zbythet përfundimisht Edi Rama: ‘Ballkani i Hapur’ e ka kryer misionin
Kryeministri Edi Rama zbythet përfundimisht nga ‘Ballkani i Hapur’, një nismë e hegjemonisë serbe në rajon, e cila ishte përkrahur edhe nga Kremlini.
Rama foli nga Ulqini në një intervistë për Euronews Albania. Ai iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhiu kur ky i fundit e pyeti për vijimin e iniciativës “Open Balkan”.
“Në tetor Shqipëria pret për herë të parë, që kur në 2014-ën Angela Merkel hapi Procesin e Samitit të Berlinit në Ballkan, një samit jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse ne jemi përgatitur për një hap të madh përpara, po punojmë me Bashkimin Europian për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të gjithë vendeve të rajonit, që duam shumë ta konkretizojmë në Samitin e Berlinit në tetor dhe është një plan real. Ursula Von der Leyen në Bratislavë e dha një mesazh të parë lidhur me planin për të rritur financimin, për të rritur aksesin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian.
Ndërkohë që duhet të merremi me këtë, natyrisht që Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.“, tha ai.
Ngre plot pyetje fakti që qysh pas skandalit McGonigal, Rama është bërë shumë i devotshëm ndaj këshillave të BE-së dhe ShBA-së, një ndër to dhe heqja dorë nga Ballkani i Hapur.
Rruga Press