Lajme

Gazetari Michael Martens: Absurde që Kurti kërcënohet me sanksione, por jo Vuçiqi dhe Dodiku

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se është absurde se si Bashkimi Evropian po e kërcënon Qeverinë e Kosovës me sanksione, por jo edhe presidentin Vuçiq dhe liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

“Kjo është absurde, thënë më së buti”, ka thënë Martens.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shtuar se duket që ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më së buti. Por duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”.

Rruga Press

YouTube player