Bota

Zbulohet videoja në TikTok që frymëzoi 13-vjeçarin që kreu vrαsjet në Serbi

Mediat serbe raportojnë se djali i cili kreu masakrën në Serbi, nga ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja i shkollës, u frymëzua nga një TikTok-er.

Ky i fundit ka treguar në një video në rrjetin e tij social se si të “silleni me ata që nuk ju pëlqejnë”.

“Secili prej nesh ka njerëz që e duan dhe njerëz që e duan pak më pak. Dikë që ju fyen apo ju poshtëron e quajmë urrejtës. Disa prej tyre janë edhe miqtë tuaj” – thotë djali.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Ai nis videon, e cila zgjat gati tre minuta, me këto fjalë dhe më pas tregon një sasi të madhe armësh.

Më pas i riu në video mbush armën dhe nis të shtënat masive në një ndërtesë.

“Ky është vetëm fillimi,” – shprehet ai dhe vazhdon me të shtënat.

Ky person u arrestua, ndërsa hetimi i këtij rasti ngre një pyetje kycce: Ku e gjeti armën ky personazh në TikTok?!

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Sipas avokatit Nebojsha Teshiç, është e nevojshme që fillimisht hetimi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje e më pas të vazhdohet me hetime të mëtejshme.

Autori i videos ka pothuajse një milion ndjekës në TikTok, nga ku videoja sigurisht është fshirë, dhe dyshohet se djali 13-vjeçar që shkaktoi masakrën në shkollën serbe ka qenë një nga ndjekësit e TikTok-erit. Sipas mediave serbe, ai u frymëzua nga djali në video për të kryer krimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *