BallinaLajme

Zbulohet testi i ri i gjakut/Parashikon nëse një person i infektuar me Covid-19 do të mbijetojë ose jo

Më herët këtë vit, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjakun e pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave.

 Po zhvillohet një test gjaku, që sipas studuesve mund ta parashikojë nëse një pacient me Covid-19 do të ketë nevojë për kujdes intensiv, apo ka gjasa të mbijetojë pasi është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse. Sipas mediave të huaja, nëse testi do të jap efekt mund t’u mundësojë doktorëve që të orientohen drejt trajtimit të pacientëve që kanë nevojë duke bërë kështu që të rritet edhe mundësia për mbijetesë. Ky test mund të rrisë edhe vendosmërinë e mjekut kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme për pacientët.

Lexo më shumë  Tre punonjësit e Bashkisë së Tiranës abuzuan me tenderin 143.6 milionë lekë

Më herët këtë vit, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjakun e pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave.

Që atëherë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes.

Mediat shkruajnë po ashtu se ideja është që mjekut t’i sigurohet një “pamje digjitale” mbi sa i sëmurë është një pacient.

Lexo më shumë  Për herë të parë tani gratë shtatëzanë në Kosovë mund të bëjnë analizën e amniocintezes në QKUK

Shkëncëtarët thonë se në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur “hipoksi e lumtur”, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt. Testi është përdorur deri më tani nga 24 pacientë të sëmurë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18 nga 19 njerëz që mbijetuan dhe 5 pacientët që ndërruan jetë.

YouTube player