Zbulohet një variant i ri i COVID, ja për çfarë bëhet fjalë
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi BA.2 si një variant i cili po shqyrtohet nga ekspertët, ndërsa theksoi se normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta.
Kur ende nuk ka kaluar vala e shkaktuar nga Omicron, Europa po përballet me një tjetër version të pandemisë së koronavirusit. Bëhet fjalë për nënvariantin e Omicron BA.2, i cili po emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po fiton terren në disa pjesë të botës, por “kulmin” e ka kapur në Danimarkë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi BA.2 si një variant i cili po shqyrtohet nga ekspertët, ndërsa theksoi se normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta. Ndërsa gjithashtu ka njoftuar se po ndërmerren edhe analiza të tjera për ngjarjen.
Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po kalon variantet e tjera të Omicron, ky nënvariant po ngjall frikë si një nga llojet më të transmetueshëm të koronavirusit, megjithatë ende nuk ka të dhëna përfundimtare lidhur me përhapjen.
Marrë nga Euronews
Rruga Press