Kuriozitete

Zbulohet ishulli më verior i Grenlandës, pika më e afërt me Polin Verior

Një grup shkencëtarësh kanë deklaruar se kanë zbuluar rastësisht atë që besohet të jetë ishulli më verior i bregdetit të Grenlandës.

Në korrik të këtij viti, shkencëtarët kishin fluturuar për atje për të mbledhur mostrat e asaj që mendohej se ishte Ishulli Oodaaq, i njohur tashmë që nga viti 1978.

Mirëpo, kur kontrolluan pozicionin e tyre me zyrtarin danez përgjegjës për regjistrimin e ishujve të Arktikut, ata ishin 800m më në veri.

Ishulli me sipërfaqe 60x30m është pika më e afërt e tokës me Polin Verior, kanë thënë shkencëtarët.

Grenlanda është një territor i madh autonom Arktik që i përket Danimarkës.

“Ishulli u zbulua gjatë një ekspedite kërkimore daneze-zvicerane, të cilën unë po e koordinoja,” i tha BBC-së, udhëheqësi shkencor Morten Rasch i Stacionit Arktik në Grenlandë, Universiteti i Kopenhagës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *