Lajme

Zbulohet emri, kush është personi me iniciale “I.M” me dosjen 140 faqe në Sigurimin e Shtetit! Ja lëvizja e tij pas njoftimit

Imigron Muçaj, rezulton të jetë personi me inicialet I.M. që përmendet në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Sipas ABC, ky person nuk ka asnjë lidhje me ish presidentin Ilir Meta, pas aludimeve në media të emrit të tij si i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.

Sipas asaj që ABC, raportoi më herët, personi I.M me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar informacion institucionit të Autoritetit të Dosjeve, të drejtuar nga Genta Sula, për të marrë informacion se çfarë ka shkruar ish-sigurimi për personin e tij, pasi dyshonte se gjatë viteve të fundit të diktaturës ka qenë i përndjekur nga agjentët e spiunazhit shqiptar.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Personi në fjalë, që i ka kërkuar Autoritetit të Dosjes informacion mbi dosjen e tij është Imigron Muçaj, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me emrin e ish-Presidentit.

Ditën e djeshme Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke propozuar ndryshime ligjore për verifikime të rasteve te ngjashme.

Prandaj ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Lexo më shumë  Shpërthim në veri të Kosovës, dyshohet për granatë dore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *