Zbulohen tre insekte të reja në alpet shqiptare
Tre insekte me emrin Leptodirini janë gjetur në një shpellë në Shqipëri: një gjini e re ‘Riberius stillicidii’dhe dy specie të reja ‘Kircheria dritae’ dhe ‘Anthroherpon shtarensis’, një gjetje e rralle, shkruan biologia Iva Njunjic ne instagram pasi ka zbuluar lajmin.
Ne kontaktuam me biologen në fjalë e cila e ka postuar këtë zbulim në Instagram dhe ajo na tha si më poshtë:
Këto insekte jetojnë vetëm në zonat nëntokësore dhe nuk mund te mbijetojnë ne sipërfaqe. Ata janë gjetur ne Shqipëri nga disa kërkues italiane, ne alpet shqiptare.
Këto insekte janë ne përmasa te vogla dhe është shumë e vështirë të fotografohen, sidomos për shkak se ato ndodhen brenda shpellave.
Shpellat janë ndër zonat me pak të eksploruara, por sidomos në Shqipëri, ku dihet shumë pak nga fauna e shpellave.
Rruga Press