Bota

Zbulohen fosilet e dinosaurit mishngrënës më të madh të njohur në Argjentinën jugore

Dy paleontologë argjentinas kanë zbuluar fosilet e dinosaurit mishngrënës më të madh të njohur në Argjentinën jugore. Mbetjet e megaraptorit midis 9 dhe 10 metra të gjatë dhe që jetoi 70 milionë vjet më parë, u gjetën në mars 2019 gjatë një ekspedite në jug të provincës Patagoniane të Santa Cruz, pranë akullnajës së famshme Perito Moreno.

Doktori i Shkencave të Natyrës, Fernando Novas, kreu i Laboratorit Krahasues të Anatomisë në Muzeun Argjentinas tha se ekspozimi vjen tre vjet pas punës së mundimshme të nxjerrjes, transportit në Buenos Aires, pastrimit dhe studimit laboratorik që nuk u ndërpre as nga pandemia Covid-19.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Novas:”Ishte një kafshë e madhe, bazuar në matjet që kemi marrë dhe krahasimet. Do të ishte një nga megaraptoret më të mëdhenj të dokumentuar deri më sot. Është gjithashtu një nga megaraptoret e fundit që ka banuar në planet përpara zhdukjes së dinosaurëve, rreth 66 milionë vjet më parë”.

Novas ishte ai që në vitin 1996 zbuloi megaraptorin e parë në provincën argjentinase të Neuquén, të tjerë u gjetën më vonë në Australi, Tajlandë dhe Japoni. Paleontologu 29-vjeçar, Mauro Aranciaga, punon së bashku me Novas, i gjeti pjesën e parë të megaraptorit të ri në vitin 2019.

Aranciaga:“Kur ngrita rruazën dhe pashë që kishte karakteristikat e megaraptorit, ishte vërtet një emocion i madh sepse po shihja edhe një rruazë gjigante. Me fjalë të tjera, ishte një megaraptor gjigant. Në një farë mënyre përmbusha ëndrrën e një fëmije dhe një të rrituri, atë emocion për të gjetur një fosil të ri, që e quajtëm Maip”.

Emri ka disa kuptime, sipas paleontologut, në kuptimin mitologjik është një entitet i keq që vret atje ku është ftohtë dhe jeton në male. Do të thotë gjithashtu edhe “hija që vdekja lë pas saj”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Zbulimi I dinosaurit gjigand “Maip” sapo është publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *