Lajme

Zbulimi i naftës në Shpirag/ Qindra miliona euro çdo vit për buxhetin

Shqipëria mund të shndërohet në një superfuqi kontinentale të eksportimit të naftës dhe gazit si pasojë e një fushe të madhe naftëmbajtëse të zbuluar në Shpirag, pranë Beratit. Kompania ndërkombëtare Shell, që po sondon për një dekade në këtë zonë, falë hartave dhe zbulimeve të bëra në kohë të komunizmit, është në finalizim të një testimi që mund ta arrijë shifra rekord të nxjerrjes së 6 milionë fuçive në vit.

“Kjo e dhënë “do të ketë një impakt ekonomik dhe social të jashtëzakonshëm por dhe një pozicionim gjeopolitik dhe gjeo strategjik të ndryshëm për Shqipërinë” tha në një konferencë për shtyp, të organizuar enkas për këtë temë, kryeministri Rama.

Rama që ishte personalisht një ditë më parë për inspektim në fushat e Shpiragut shtoi se cilësia e naftës që pritet të nxirret mund të krahasohet – ose më saktë – “është në të njëjtat nivele si nafta Premium e Arabisë Saudite”.

“Testi do nisë në tetor” tha kryeministri duke bërë me dije se investimi do të nisë me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme do të shkojë 7 miliardë investim në vendin tonë.

Lexo më shumë  Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Si di administrohen dhe ku do shkojnë paratë?

Për të absorbuar boomin e madh të parave që pritet të vijnë në buxhet nëse lajmi konfiroohet plotësisht, qeveria shqiptare po mendon ngritjen një një fondi sovran sipas modelit Norvegjez ku do të depozitohen milionat e grumbulluara nga renta minerare dhe taksat e tjera të nxjerrjes së arit të zi.

Kryeministri Rama foli për “qindra milionë dollarë në vit” që qeveria planifikon t’i administrojë përmes Fondit Sovran. “Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre” tha Rama duke shtuar se  rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Ai sqaroi gjithashtu se “Fondi sovran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
YouTube player