Art & Kulturë

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rrallë arkeologjik është evidentuar në fshatin Strikçan të Bulqizës, ku është identifikuar varri i parë monumental i periudhës romake në territorin shqiptar.

Ky varr është i tipologjisë së një mausoleumi, me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë, të cilët e bëjnë atë një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e arkeologjisë shqiptare.

Monumenti ka përmasa rreth 9 metra me 6 metra, me një dhomë funerare 2.40 metra të lartë. Brenda tij është zbuluar një mbishkrim bilingual në latinisht dhe greqisht, i pari i këtij lloji i gjetur ndonjëherë në zonën e Dibrës.

Sipas specialistëve, mbishkrimi është kushtuar individit të varrosur Gelliano-s dhe perëndisë Jupiter, duke e kthyer objektin në një dëshmi të pazëvendësueshme historike e kulturore për periudhën romake në rajon.

YouTube player