Uncategorized

Bastisje në një lokal në Leposaviq – policia gjen bluza me simbole nacionaliste serbe

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare rreth orës 12:00  ka nisur bastisje në një në zonën e Leposaviqit, ku dyshohej se shiteshin artikuj të ndryshëm me përmbajtje të ndaluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Ai tha se në lokal janë gjetur pije, bluza, elektroshokë, materiale me logo e mbishkrime të ndjeshme, për të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.

Lexo më shumë  “Divjaka Bashki”/ Protesta vijon prej 14 ditësh, banorët kundër shkrirjes me Lushnjën: Nuk tërhiqemi...

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale, me asistim të Doganës, dhe për shkak të mbishkrimeve të dyshuara është njoftuar edhe Prokuroria Speciale,” ka deklaruar Elshani.

Ai konfirmoi se deri tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa bastisja është ende në zhvillim.

“Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme,” ka shtuar Elshani.

Lexo më shumë  VETËVENDOSJA qëndroi në opozitë edhe kur i kishte votat mjaftueshëm, më shumë se secila parti e opozitës sot dhe nuk e bllokoi formimin e qeverive, as kërkoi poste presidenti
YouTube player