Lajme

Zbardhen e-mailet e aferës së sterilizimit dhe bisedat dypalëshe

Lidhja e ngushtë miqësore mes ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit që ‘fitoi’ sterilizimin mesa duket provohet edhe në e-mailet midis tyre ku gjuha e përdorur mes shkëmbimeve elektronike i ka nxjerrë zbuluar para syve të SPAK-ut edhe lidhjet e tyre të ngushta miqësore.

Kanë qënë këto e-maile ose më saktë përmbajtja e këtyre komunikimeve, të sekuestruara si provë nga prokurorët e posaçëm, që ka përforcuar dyshimet se biznesmeni Rrapaj ishte paracaktuar nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë të ishte fitues i koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit.

SPAK, nga të dhënat e e-maileve në dhjetor 2013-mars 2014 dallon se Klodian Rjepaj merr udhëzime nga Ilir Rrapaj për veprimet që duhet të kryejë gjatë fazës përgatitore për koncensionin.

Lexo më shumë  Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së

Ish-zëvendës ministri ka marrë nga biznesmeni Rrapaj dy drafte të një studimi të bërë nga Universiteti i Peruxhias në Itali, që më pas janë bërë pjesë e studimit të fizibilitetit të koncensionit të sterilizimit.

Në një nga e-mailet e nënvizuara nga SPAK, biznesmeni Rrapaj i drejtohet zëvendësministrit: “Take a look! Shpresoj të të pëlqejë. Nëse është OK, e çojmë për redaktim final dhe printim. Ciao bello”.

Ndërsa në një tjetër, biznesmeni Rrapaj i thotë zyrtarit:“I dashur fra! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë. Sidoqoftë, të shkuara. Bello, ciao”.

Lexo më shumë  "Të shmangen zgjedhje të reja" - Shoqëria civile në Kosovë letër partive: Një president i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet

E-mailet e dërguara nga biznesmeni Rrapaj mbajnë në fund logon e kompanisë Investital LLC, e njëjta logo e një prej operatorëve pjesë e “Sani service”, që fitoi koncesionin.

Hetimi i SPAK ka zbuluar se një nga këto e-maile ish-zëvendës ministri ia ka përcjellë edhe shefit të tij Ilir Beqaj. Sipas Gjykatës së Posaçme, ish-ministri Beqaj ka qenë në dijeni për marrëdhënien e ngushtë mes Klodian Rjepajt e Ilir Rrapajt dhe përfshirjen e biznesmenit në fazën përgatitore të koncesionit që u fitua prej tij dhe italianit Umbro Staçini.

Rruga Press

YouTube player