Lajme

Zaevi respekton qëndrimin e Kosovës për Ballkanin e Hapur, Rama jo

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka vlerësuar lartë marrëdhëniet fqinjësore mes vendit të tij dhe Kosovës.

Pret edhe më shumë në të ardhmen dhe për këtë, tha se janë firmosur 11 marrëveshje e memorandume.

Pas mbledhjes së parë mes qeverive të dy vendeve, e mbajtur në Shkup, Zaevi foli edhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, e që nuk është përqafuar nga të gjitha vendet si ide e mirë. Mes tyre është edhe Kosova. Dy vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që e refuzuan janë Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Por Zaevi nga një themeluesit e kësaj nisme, tha se secili shtet vendos për vete.

“Kosova është e pavarur dhe sovrane, mund të ndërtojë qëndrimet e veta dhe e respektojë këtë. Ballkani ka nevojë për dialog e marrëveshje të ndryshme”, tha Zaev.

Dy nismëtarët tjerë të Ballkanit të Hapur janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dhe ky i fundit gati çdo ditë po kritikon e thumbon kryeministrin e Kosovës dhe Kosovën për refuzimin që i kanë bërë nismës së dal nga një takim trepalësh në Novi-Sad.

Lexo më shumë  SPAK në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe UKT/ Sekuestron disa procedura

E kritikoi të martën në prani të kancelares gjermane Angela Merkel, e e kritikoi edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet, por bënë teori konspiracioni për Open Ballkan”, tha Rama në prani të Merkelit, ndërkohë sot tha se: “Me luftën në Facebook, në kolltuk ka vetëm rrënim dhe izolim. Megjithatë, biem apo jo dakord për Ballkanin e Hapur, dua që me Kosovën të trajtojmë këtë mosdakordësi me respekt. Shqipërisë nuk i jepen leksione”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *