Bota

YouTube-i thotë se po e fiton TikTok-un në garën me video të shkurtra

Google-i zbulon shikueshmërinë mujore të Short Videos për herë të parë ku konkurenca është shumë e lartë me TikTok-un dhe Instagram Reels.

Më shumë se 1.5 miliardë njerëz shikojnë YouTube Shorts çdo muaj, zbuloi të mërkurën Google e Alphabet Inc., duke treguar se shërbimi i videove të shkurtra kishte arritur një shkallë të krahasueshme me aplikacionin rival TikTok-ut pas lançimit më pak se dy vjet më parë.

Shifrat ofrojnë një pasqyrë në betejën e diskutueshme për epërsi në formatin e short videos, i cili tani është thelbësor për mënyrën se si shumica e njerëzve përdorin mediat sociale.

YouTube është një ndër shtyllat e biznesit të Google, duke gjeneruar më shumë se 28 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat vitin e kaluar, por kohët e fundit është sfiduar nga TikTok, në pronësi të ByteDance Ltd., me bazë në Pekin, dhe shërbime konkurruese si Instagrami i Meta Platform Inc.

Këto shërbime rivale në veçanti janë treguar të njohura në mesin e reklamuesve që shpresojnë të arrijnë audiencë më të re.

Të ardhurat nga reklamat në YouTube u rritën me 14% në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rënë poshtë pritshmërive të Wall Street-it dhe duke shënuar një rënie në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Google-i nuk i shpërndau të ardhurat nga YouTube-i deri në vitin 2020 dhe investitorët herë pas here i kanë bërë presion kompanisë që të sigurojë më shumë informacion mbi performancën e saj.

YouTube Shorts u lëshua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020 dhe u vu në dispozicion në SHBA një vit më vonë.

Zyrtarët e YouTube i’a prezantuan produktin krijuesve si pjesë e një qasjeje shumëformatëshe që përfshin video më të gjata dhe transmetimi i drejtpërdrejtë. Shortet janë të gjata deri në 60 sekonda.

“Krijuesit tanë duan ose famë ose pasuri ose shprehje kreative, ose në rastin më të mirë të treja këto”, tha Tara Walpert Levy, përfaqësuese e YouTube. “Kjo është mënyra më e mirë për të përballuar këtë.”

Numri i shikueshmërisë së sapopublikuar i YouTube-it do t’i jepte Shorts një audiencë të ngjashme me TikTok-un dhe homologun e tij kinez Douyin, sipas shifrave më të fundit.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

TikTok tha në shtator se aplikacioni kishte tërhequr më shumë se 1 miliard përdorues aktivë mujorë. Vlerësimet e palëve të treta kanë fiksuar numrin deri në pothuajse 1.6 miliardë në fund të marsit. ByteDance tha në vitin 2020 se Douyin kishte arritur më shumë se 600 milionë përdorues aktiv ditorë.

Meta, kompania mëmë e Facebook-ut dhe Instagram-it, nuk ka thënë se sa përdorues mujor përdorin videot Reels.

YouTube tha se statistikat e tyre të shikueshmërisë numërojnë përdoruesit e regjistruar që kanë parë të paktën një video në platformën Shorts në prill.

Rosanna Pansino, një blogere e kuzhinës me 13.4 milionë abonentë në YouTube, tha se Shorts kohët e fundit ishte bërë burimi i saj kryesor për shikuesit e rinj, që kur ajo filloi t’i bënte videot gjashtë muaj më parë. Videoja e Shorts e bazuar në një autohumor për gjatësinë e saj të vogël solli 100,000 abonentë të rinj, tha ajo.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *