Bota

YouTube bllokon kanalin e regjisorit serb Emir Kusturica, publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun

Platforma YouTube ka bllokuar kanalin “Jeta Ime” (Moj život), i cili drejtohej nga regjisori serb Emir Kusturica, ka raportuar shërbimi në gjuhën serbe i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Sputnik.

Sipas raportimeve, kanali publikonte përmbajtje të prodhuar në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën serbe të Sputnikut dhe përmbante gjithsej 243 video, përfshirë emisione, programe dhe materiale muzikore të Kusturicës.

Lexo më shumë  Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo shpesh harron se para së gjithash i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi dhe vazhdimisht e paraqet veten si viktimë

Kanali numëronte rreth 30 mijë abonentë para se të bllokohej.

Emir Kusturica ka qenë një nga figurat publike që ka shprehur vazhdimisht mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe politikat e Kremlinit.

YouTube ka ndërmarrë masa kundër kanaleve që promovojnë propagandën ruse që nga viti 2020, ndërsa shumica e tyre u hoqën pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.

Platforma ka bllokuar gjithashtu edhe kanale të personazheve të njohur që janë përfshirë në listat e sanksioneve të vendeve perëndimore.

Lexo më shumë  Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet tregtare dhe financiare me Iranin pas sulmeve me raketa

Ndërkohë, autoriteti rus për mbikëqyrjen e mediave dhe komunikimeve, Roskomnadzor, ka ngadalësuar funksionimin e YouTube në Rusi, një veprim që lidhet pjesërisht me bllokimin e mijëra kanaleve të konsideruara si pjesë e rrjetit të propagandës ruse.

Rruga Press

YouTube player