YouTube bllokon kanalet e lidhura me RT dhe Sputnik të Rusisë në të gjithë Evropën
YouTube po bllokon kanalet e lidhura me mediat ruse të mbështetura nga shteti në të gjithë Evropën, bëhet fjalë për RT dhe Sputnik, për shkak të situatës në Ukrainë, tha të martën kompania.
“Do të duhet kohë që sistemet tona të rriten plotësisht. Ekipet tona vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”, tha një zëdhënës i YouTube në një deklaratë.
Veprimet e kompanisë pasojnë ato të Facebookut nga Meta Platforms Inc, e cila të hënën tha se do ta kufizojnë aksesin në rrjetin televiziv RT në agjencinë e lajmeve Sputnik në platformat e saj në gjithë Bashkimin Evropian.
Twitter Inc ka thënë se do të etiketojë tweetat që përmbajnë përmbajtje nga mediat e kontrolluara nga shteti rus dhe do të zvogëlojë dukshmërinë e tyre.
Rruga Press