Bota

Mediet pro-qeveritare në Serbi me propagandë sikurse të Kremlinit – dezinformojnë kundër agresionit rus në Ukrainë

Me titujt “Rusët në Kiev… ukrainasit kërkojnë mëshirë”, “Zelensky është në prag të kapitullimit” dhe “Neonazistët ukrainas rrëmbyen 100 kamionistë serbë”, janë disa nga titujt që mediet pro-qeveritare në Serbi propagandojnë rreth agresionit ushtarak rusë në Ukrainë.

Sipas stilit të propagandës së Kremlinit, këto medie vazhdojnë të dezinformojnë lidhur më gjendjen në Ukrainë.

Lidhur me këtë, analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka reaguar duke shkruar në Twitter se mediet e regjimit në Serbi janë në rënie.

Lexo më shumë  Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

“Derisa mediet ndërkombëtare raportojnë për pushtimin rus në Ukrainë dhe krimet e tyre të luftës kundër popullatës civile, në regjimin e Serbisë tabloidet janë në rënie. ‘Rusët në Kiev… ukrainasit kërkojnë mëshirë’, thotë Informer, ‘Zelensky është në prag të kapitullimit’, pohon Objektiv”, shkruan Mujanoviq.

Lexo më shumë  Miliarda dollarë amerikane për armë në Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *