Kuriozitete

‘Youseum’: Vizitorët bëhen veprat e artit në ‘muzeun’ suedez të selfie-ve

Një “muze” i ri selfie në Suedi i shndërron vizitorët në artistë. “Youseum” në Stokholm nuk ka asnjë vepër arti në muret e tij. Në vend të kësaj, dhomat e tij të dekoruara kanë për qëllim të shërbejnë si sfond argëtues për selfiet ose videot e vizitorëve.  Koncepti, i parë për herë të parë në Amsterdam në vitin 2019, tani është përhapur globalisht.

Një hapësire e re, që i ngjason një muzeu, është hapur në Stokholm, por në muret e tij nuk ka asnjë vepër arti. Artistin dhe ekspozitën e bëjnë vetë vizitorët, nëpërmjet realizimit të selfie-ve të tyre. I quajtur “Youseum”, hapësira ka dhoma të dekoruara me shkëlqim që kanë për qëllim të shërbejnë si sfond argëtues për selfiet ose videot e vizitorëve.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

“Ju mund të bëni fotografi të bukura dhe të krijoni përmbajtje fantastike për Instagramin tuaj… Ky është vendi i përsosur për të bërë Tik Tok,” tha menaxherja Sofia Makiniemi teksa tregonte “Dhomën Emoji” të mbushur me topa blu dhe të verdhë me fytyra të buzëqeshura dhe të mërzitura.

Dhomat e tjera të lejojnë të mbulosh  veten në shkopinj shkume në ngjyrë karamele, të bësh poza nën dritat e neonit etj.

“Ka ndriçim, muzikë Tik Tok, pra janë të gjitha gjërat që ne pëlqejmë”, tha 18-vjeçari Zeneb Elmani, e cila ishte për vizitë me një grup miqsh. Ajo pëlqeu atmosferën e “Epokës së 2020-ës”. Është një muze interaktiv ku mund të krijoni artin që dëshironi të shihni”, tha ajo.

Me mediat sociale gjithnjë e më të përhapura, shqetësimet janë rritur për rreziqet e tyre, veçanërisht ndikimi në shëndetin mendor të të rinjve.

“Është një pjesë e madhe e shoqërisë sonë sot të varur nga rrjetet sociale, kështu që pse të mos përpiqemi ta bëjmë atë më kreative,” argumentoi Makiniemi.

Koncepti lindi për herë të parë në Amsterdam në vitin 2019 dhe tani është përhapur globalisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *