Bota

Xi i thotë Bidenit: Konflikti ukrainaso-rus nuk është në interesin e askujt

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez, Xi Jinping homologut amerikan, Joe Biden në një video-telefonatë.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, tha Xi, raporton cnn.

I pari i shtetit kinez raportohet t’i ketë thënë presidentit amerikan se kriza në Ukrainë është diçka që ai “nuk donte ta shihte” dhe se ai e çmon “paqen dhe sigurinë”.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

“Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, pohoi presidenti kinez.

Ky është diskutimi i tyre i parë prej së ka filluar agresioni rus në shtetin ukrainas, njoftoi Shtëpia e Bardhë, raporton cnn.

Kjo vjen disa ditë pasi një kabllogram diplomatik i SHBA-së sugjeroi se Kina ka shprehur dëshirën për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thanë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN në fillim të kësaj jave.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis Shteteve të Bashkuara dhe PRC”, tha Psaki.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *