Art & Kulturë

“Xhipuni”, ky element i veçantë i veshjes tradicionale të gruas arbëreshe

Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror dhe veshjet tradicionale dëshmojnë  kulturën arbëreshe. Të skematizuara dhe të thjeshtësuara në përpunimin e tyre, ato i ofrojnë etnologut një fushë hulumtimi mbi veshjen e lashtë të arbëreshëve. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit arbëresh një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë. Funksionet që bartin këto kostume janë të ndryshme dhe tregojnë rendin shoqëror, moshën, klasën, punën, zinë, përfaqësimin e besimit fetar si dhe faktin që një person është beqar apo i martuar.

Një aksesorë i veçantë i veshjes së gruas arbëreshe është edhe Xhipuni.

“Xhipuni”- është një nga elementet e veshjes tradicionale të gruas arbëreshe. Kjo xhaketë e shkurtër,  e ngushtë dhe e hapur në pjesën e përparme, është pjesë e kostumit të nuses apo të festës, e kostumit të gjysmë festës dhe ka qenë i pranishëm edhe në veshjen e përditshme. Edhe pse është një element që e gjejmë gati në të gjitha veshjet e arbëreshëve të Italisë së Jugut, ky element shfaqet me karakteristika të veçanta në këto veshje si përsa i përket ngjyrës, formës dhe elementeve zbukurues.

Ditën e martesës nusja vishej me stolitë. Mbi veshjen, nusja mbante veshur edhe xhipunin me ar në ngjyrën e copës. Xhipuni anët dhe krahët i kishte të zbukuruar me fije ari.

Kishte edhe Xhipun kastori, i zbukuruar tek krahët dhe tek dorëzat me fije ari, mëngat kishin qëndisje lulesh të bëra me penj mendafshi ari. Xhipuni kastorit zbukurohej me disa thekë.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *