Xhemollari: Frika dhe presioni nuk do ta ndalin protestën. Të rinjtë e protestës përfaqësojnë Shqipërinë e re
Rigels Xhemollari ka vlerësuar tre të rinj, Mateo, Aliu dhe Emiri, duke i cilësuar si studentë ekselentë dhe shembull të aktivizmit qytetar në protestat e fundit.
Ai thekson se këta të rinj, të cilët paradite ndjekin studimet dhe pasdite angazhohen në organizimin e protestave, përfaqësojnë modelin e një brezi të ri që po merr përgjegjësi qytetare.
Xhemollari ka kritikuar ashpër veprimet ndaj protestuesve, duke i cilësuar si përpjekje për presion dhe frikësim përmes procedimeve dhe publikimit të emrave në media.
Ai shprehet se protesta nuk do të ndalet, pavarësisht presioneve, dhe se angazhimi qytetar po forcohet çdo ditë, duke krijuar një realitet të ri aktivizmi në vend.
Statusi i plotë:
Mateo, Aliu dhe Emiri janë 3 djem nga më të rallët që kam njohur, studentë ekselentë, të cilët paradite studiojnë e pasdite organizojnë shokët e tyre në protestë! Janë fiks modeli i Shqipërisë së re që ne shpresojmë.
Modeli tjetër, i Skender Hitaj e Lamallarit, te bindurit e Partise e liderit, i kanë proceduar, i kane nxjerre emrat neper media ne menyre te paligjshme qe te frikesojne familjaret e te terhiqen nga protesta. Ky eshte fiks modeli i Shqiperise se Vjeter, dellit te komunizmit qe qarkullon ende ne venat e tyre.
Na procedoni te gjitheve nese doni, por nuk na nxe burgu, e keni me te lehte te procedoni KryeHajdutin qe me polici kerkon te mbaje pushtetin korruptiv!
Harrojeni se do na mundni me presion e frike, ka qene shekull tjeter ai. Prej 19 ditësh jetojmë në Shqipërinë e Re!
Rruga Press

