Lajme

Xhandarmëria serbe këndon para Vuçiqit këngën anti-shqiptare: “Të nisemi drejt Kosovës”

Pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë dhe krimit të organizuar në disa zona të vendit, përfshirë veriun, çka u pasua nga protesta të dhunshme të serbëve lokalë, Aleksandar Vucic shkoi në Kralevë të vizitonte xhandarmërinë serbe.

Përpara kreut të tyre të shtetit, forcat serbe nisën të këndojnë këngën famëkeqe me motive të qarta urrejtjeje ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”.

Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju kërkojmë  për të mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, detyrimin juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Faleminderit shumë për këtë”, u tha atyre Vucic, i cituar nga mediat në Kosovë. “Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Ajo çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Pretendimet e Vuçiq u mbështet ditën e djeshme edhe nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ndërkohë që Qeverisë së Kosovës i kanë dhënë të drejtë ambasadat e vendeve të Quintit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, si dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon.

E dimë të gjithë se në zonat me shumicë të komunitetit serb në Kosovë, operojnë grupi kriminale të organizuara dhe të supërvizuara nga Beogradi, të cilët medoemos duhen çmontuar dhe nxjerrë para drejtësisë. Kush është kundër këtyre aksioneve të policisë, është në mbështetje të separatistëve serb dhe kundër shtetësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *