Sport

Xhaka e Shaqiri titullarë ndaj Serbisë

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të startojnë te Zvicra për ndeshjen kundër Serbisë, që zhvillohet në kuadër të Grupit G. Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe zhvillohet në “Stadium 974”.

Shaqiri është kthyer në formacion pas mungesës ndaj Brazilit për shkak të një shqetësimi në muskulin e kofshës.

Xhaka do të luajë përkrah Remo Freulerit para mbrojtjes, e cila përbëhet nga Ricardo Rodriguez, Fabian Schar, Manuel Akanji e Silban Widmer.

Në portë do të jetë portieri i dytë, Gregor Kobel, i cili ka zëvendësuar Yann Sommerin me grip.

Shaqiri do të luajë në krahun e djathtë dhe së bashku me Djibril Sowin e Ruben Vargasin, do ta përkrahin Breel Embolon që do të luajë si sulmues i vetëm.

Zvicra i ka tri pikë, dy më shumë se Serbia dhe me fitore do të avanconte në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *