Sport

Xhaka: Dua sërish shiritin e kapitenit te Arsenali

Granit Xhaka është gati të rimarrë shiritin e kapitenit të Arsenali. Trajneri Mikel Arteta pritet të emërojë kapitenin e tij të ri pasi ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin pas largimit të Pierre Emri Aubamejang te Barcelona.

Aleksandër Lakazet ka mbajtur shiritin deri më tani, por nuk ka gjasa të largohet në fund të sezonit.

Në një intervistë për Sky Sport, Xhaka tha se është gati për të qenë sërish kapiten dhe lideri i topçinjve.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

“A mund të bëhem një ditë sërish kapiteni i Arsenalit? Kurrë mos thuaj kurrë. Por unë nuk isha gati për të sërish. Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit. Por nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, unë do të jem këtu, sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, tha mesfushori 29-vjeçar.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Xhaka fitoi çmimin e lojtarit të muajit prill te Arsenali. Paraqitja e tij kulmoi në takimin kundër Mançester Junajtid një javë më parë, ku ishte autor i një goli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *