Bota

WFP: 2.2 milionë palestinezë në Gaza kanë nevojë urgjente për ndihmë

Programi Botëror i Ushqimit thotë se 2.2 milionë palestinezë në Gaza janë ende në nevojë “urgjente” për ushqim dhe ndihmë për jetesë, ndërsa sulmet izraelite në enklavë hyjnë në muajin e tyre të 12-të.

WFP tha se pavarësisht angazhimit të saj për të ofruar ndihma, “urdhrat e evakuimit të ushtrisë izraelite po pengojnë përpjekjet tona dhe nevojat janë në rritje”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë lënë mbi 40.000 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player