Wesley Clark: Jam krenar me hapat që Kosova i ka bërë për demokratizim
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me hapat që ka bërë Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik.
Clark ka thënë të shtunën përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, se ndihet krenar po ashtu për ato që po bëhen për demokracinë në Evropë.
“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt cfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, ka thënë Clark.
Ai është shprehur falënderues që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Rruga Press