Bota

Washington Post: SHBA po përgatit një bojkot diplomatik ndaj Lojërave Dimërore të Pekinit

Administrata Biden tregon “dhëmbët”. Sipas Washington Post, SHBA së shpejti do të shpallë një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit që mbahen nga 4 Shkurti i 2022 në 20 shkurt 2022.

Konkretisht, disa burime tregojnë se as presidenti Joe Biden dhe as ndonjë zyrtar i lartë i qeverisë amerikane nuk do të udhëtojë dhe të marrë pjesë në Lojërat Dimërore në Kinë. Ky bojkot diplomatik konceptohet si një përgjigje ndaj dështimeve të qeverisë kineze për sa i përket të drejtave të njeriut, dështime të denoncuara nga administrata amerikane.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Gjithsesi, ky veprim i mundshëm nga administrate amerikane në asnjë mënyrë nuk do të përfshinte atletët amerikanë të angazhuar në Lojërat e Pekinit. Washington Post saktëson se Joe Biden duhet të “aprovojë” deri në fund të nëntorit opsionin e bojkotit diplomatik, i cili iu rekomandua zyrtarisht nga këshilltarët e tij.

I pyetur të mërkurën, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u kufizua duke thënë se çështja e një bojkoti të tillë nuk ishte ngritur nga Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping gjatë samitit të tyre virtual të hënën në mbrëmje, pa folur për meritat e vendimit.

Ndërkohë në Twitter, senatori republikan Mitt Romney reagoi ndaj informacionit të Washington Post, duke shkruar se “Është e papranueshme që Kina mund të presë Olimpiadën, ndërsa CCP (Partia Komuniste Kineze) po kryen gjenocid kundër ujgurëve. Unë kam mbrojtur prej kohësh një bojkot diplomatik të Lojërave të Pekinit dhe shpresoj që administrata t’i dërgojë një mesazh të fortë Kinës, pa ndëshkuar atletët amerikanë”.

Tashmë topi është në anën e presidentit Biden./Ora News/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *