Bota

Wagneri ka marrë kontrollin e Rostovit dhe objekteve ushtarake në Voronezh

Disa foto të mediave ndërkombëtare kanë paraqitur luftëtarët e Wagnerit brenda qytetit jugor rus të Rostov-në-Don, të cilin shefi i grupit të mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se forcat e tij tani e kontrollojnë, shkruan BBC. Krerët e Wagnerit thonë se tash e kanë kontrollin edhe në objektet ushtarake në Voronezh.

Pamjet në kanalet lokale Telegram duket se tregojnë forcat e armatosura të Wagnerit që rrethojnë një ndërtesë qeveritare.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish terminalin kyç të Rusisë për eksporte të naftës

Pamjet tregojnë burra të armatosur me uniformë duke ecur rreth perimetrit të ndërtesës, ndërsa automjetet e blinduara e rrethojnë atë, duke përfshirë dy tanke.

Sipas Reuters, vendndodhja ishte ndërtesa e selisë së policisë.

Ndërkohë guvernatori lokal Vasily Golubev u bëri thirrje banorëve të shmangin qendrën e Rostov-në-Don.

“Në lidhje me situatën aktuale, ju kërkoj që të përmbaheni nga udhëtimi në qendër të qytetit dhe nëse është e mundur të mos dilni nga shtëpitë tuaja”, ka shkruar ai në Telegram.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t'ia di për harmonizimin me BE-në, mbetet gjithmonë afër Putinit - Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia

Rruga Press

YouTube player