KryesoreLajme

Wagner miq në ‘shtëpinë’ e Vuçiqit/ Mercenarët e Putinit me mision ‘kulturor’ në Beograd

Presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të ketë ndikim të fuqishëm në Serbi. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska e ka mbërthyer nga të gjitha anët.

Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish, duke bërë që Moska të ketë ndikim ushtarak në Ballkan. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner.

Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ishte ai që njoftoi në kanalin Telegram se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”. “Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, tha ai.

Lexo më shumë  Ndalimi i policëve dhe qytetarëve në Serbi, kryeministri Kurti: Kjo gjë u paralajmërua nga Vuçiqi

Sipas tij, misioni i qendrës është diplomacia publike, qëllimi i së cilës është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Serbisë.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë.

Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Cilën pjesë të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shkroi Stradner.

Por edhe pse ata e cilësojnë si qendër kulturore, në të vërtetë në këtë grup ka mercenarë. Madje kur ndodhi përplasja në veri të Kosovës në fillim të nëntorit, shërbimi sekret në Prishtinë zbuloi se ata ishin të infiltruar në zonat serbe.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç'tensionoje situatën, menjëherë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *