Bota

Wagner-i famëkeq i Putinit: pse quhet kështu?

Për vite, mercenari rus Marat Gabidulin ka vrarë në shërbim të grupit famëkeq Wagner në zonat e luftës në Siri dhe Ukrainë. Por në një moment, misionet ushtarake me të cilat të fuqishmit e Rusisë ngarkuan kompaninë private ushtarake Wagner, e bënë të mendohej.

Ai është luftëtari i parë në ushtrinë hije të presidentit rus Vladimir Putin që zbulon në librin e tij “Wagner – Ushtria Sekrete e Putinit” (Econ Editions), i cili sapo është botuar në gjermanisht, se si Rusia në të vërtetë mbështeti presidentin sirian Bashar al-Assad ose separatistët në Ukrainën lindore.

“Shpëtimi i regjimit të Bashar al-Assad i ka mundësuar Rusisë që të projektohet globalisht si mbrojtëse dhe shpëtimtare e kriminelëve të të gjitha llojeve,” shkruan Gabidulin.

Mercenarët e grupit Wagner luajnë gjithashtu një rol në Sudan, Mali dhe Libi.

Por Putin tha në shkurt: “Sa i përket Wagner-it, unë kam thënë tashmë se shteti rus nuk ka asnjë lidhje me të”. “Kompani të tilla kanë interesa komerciale. Ata negociojnë vetë në terren, pushtetarët i ftojnë në nivel shtetëror dhe i shpërblejnë për punën që kanë bërë”, tha ai duke iu referuar Malit.

“Kuzhinieri i Putinit”

Në të kundërt, kineastet francezë Xenia Bolsakova dhe Alexandra Jouchet, të cilët realizuan një dokumentar të titulluar “Wagner, ushtria hije e Putinit”, dokumentojnë lidhjet e ngushta të grupit me Kremlinin. Ata gjithashtu intervistuan Marat Gabidulinin dhe u mbështën në  librin e tij për shumë informacione bazë.

Lexo më shumë  Pas komenteve të Trumpit për Grenlandën, Scholzi thotë se kufijtë "nuk duhet të zhvendosen me forcë"

“Në shumë vende, grupi Wagner udhëton ekskluzivisht në shërbim të Kremlinit. Me dërgimin e mercenarëve, shteti kursen kontributet pensionale dhe rrogat që do t’iu paguante ushtarëve të rregullt të ushtrisë. Dhe gjithashtu u lejon atyre të eliminojnë të vdekurit”, shkruajnë ato.

Drejtuesit e organizatës, e cila në videot e saj propagandistike tregon një portret të kompozitorit gjerman Richard Wagner, janë biznesmeni rus Yevgeny Prigozhin dhe nënkoloneli Dmitry Utkin. Si shenjë e admirimit të tij për muzikën, Utkin mban emrin “Wagner”. Pas karrierës së tij në agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, ai thuhet se themeloi nga viti 2014 e tutje një forcë të reagimit të shpejtë të veteranëve të forcave speciale që mbajnë këtë emër.

“Dmitry Utkin është një admirues i madh i Rajhut të Tretë dhe Adolf Hitlerit,” shkruajnë Bolshakova dhe Jusset. Por Prigozhin është lidhja e drejtpërdrejtë me Kremlinin. Ashtu si Putini, ai, i cili thuhet se kërkohet nga SHBA, vjen nga Shën Petersburg (ish-Leningrad). Ish-krimineli që u bë një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi është produkt i pastër i një bote të krimit të milicëve, spiunëve, njerëzve të shërbimit sekret, bosëve të mafias dhe ish-të dënuarve. Prigozhin shpesh i shërbente Putinit në restorantin e tij, në kohën kur presidenti rus punonte në administratën e qytetit të Shën Petersburgut,  prandaj e quanin “kuzhinier i Putinit”.

Lexo më shumë  Danimarka njofton një “mbështetje shtesë prej 2 miliardë dollarësh” për të rritur praninë e saj ushtarake në Arktik

Mbrojtja e “punëtorëve të luftës”

Një total prej rreth 5,000 luftëtarësh thuhet se janë aktivë për grupin Ëagner sot. Një prej tyre deri në vitin 2019 ishte vrasësi Gabidulin, i cili merrte deri në 3000 euro në muaj. Në librin e tij mbi tmerret e luftës, i cili duket shumë si një përgjigje nga fronti, ai ankohet për armatimin e dobët, gabimet në zhvillimin e betejave dhe sjelljen ndonjëherë brutale të njerëzve të shthurur të Wagner-it.

Vetë Gabidulin e justifikon botimin e librit me luftën e Putinit kundër Ukrainës, të cilën e konsideron gabim. Ai vetë kurrë nuk ka dashur të luftojë kundër një kombi vëlla. Por lexuesit nuk duhet të presin pendim nga mercenari. Gabidulin e përdor librin për të justifikuar veten. Dhe kërkon njohjen zyrtare të luftëtarëve të Kompanive Private Ushtarake (PMC).

Sipas tij, ushtarët rusë shpesh përvetësuan sukseset e mercenarëve në luftën kundër ISIS në Siri. Mercenarët meritojnë një vend në librat e historisë, argumenton Gabidulin: “Kjo strukturë e re në Rusi do të duhet ende një kohë e gjatë për të provuar se nuk është vetëm një rezervuar që mbledh mercenarë, por një organizatë e përbërë nga profesionistë të vërtetë – punëtorët e luftë”.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *