Sport

Ajaxi futet në bisedime për Brojën, në Angli e kërkojnë dy skuadra të tjera

E ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga misteret më të mëdha të kësaj merkato. Një telenovelë me shumë seri, në këtë mënyrë e etiketon “SKY SPORT”, e cila gjithashtu ka shkruar për sulmuesin shqiptar. Sipas tyre listës së gjatë të skuadrave që kërkojnë shërbimet e  talentit kuqezi  së fundmi është shtuar dhe Ajax.

Gjigantët holandez e shikojnë sulmuesin kuqezi si alternativën e duhur për të zëvendësuar sulmuesin Sebastian Haller i cili zyrtarizohet te Dortmund për pak ditë. Palët janë futur menjëherë në bisedime dhe sinjalet janë pozitive. Blutë e Londrës e vlerësojnë sulmuesin të paktën 30 milionë paund ndërsa holandezët kërkojnë ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerje, hipotezë që mund te vlerësohet nga ana e Chelsea-t.

Megjithatë, pavarësisht interesit të madh nga shume klube, në Angli vazhdojnë të shohin Newcastle si alternativën më të mirë për bomberin kuqezi. Skuadra në Premier League po bën çmos për të bindur londinezët ndërsa nuk përjashton dhe formulën e huazimit.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Për Armando Brojën kanë shfaqur interes disa nga klubet më të mëdha europiane. Përmendim këtu  Arsenal, Napoli, Dortmund, West Hem, Ajax e shumë të tjerë. 20-vjeçari ka ende katër vite të tjera kontratë në “Stamford Bridge”, por a do të jetë në planet e teknikut Tomas Tuchel, kjo mbetet për t’u parë.

E ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga misteret më të mëdha të kësaj merkato. Një telenovelë me shumë seri, në këtë mënyrë e etiketon “SKY SPORT”, e cila gjithashtu ka shkruar për sulmuesin shqiptar. Sipas tyre listës së gjatë të skuadrave që kërkojnë shërbimet e  talentit kuqezi  së fundmi është shtuar dhe Ajax.

Gjigantët holandez e shikojnë sulmuesin kuqezi si alternativën e duhur për të zëvendësuar sulmuesin Sebastian Haller i cili zyrtarizohet te Dortmund për pak ditë. Palët janë futur menjëherë në bisedime dhe sinjalet janë pozitive. Blutë e Londrës e vlerësojnë sulmuesin të paktën 30 milionë paund ndërsa holandezët kërkojnë ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerje, hipotezë që mund te vlerësohet nga ana e Chelsea-t.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Megjithatë, pavarësisht interesit të madh nga shume klube, në Angli vazhdojnë të shohin Newcastle si alternativën më të mirë për bomberin kuqezi. Skuadra në Premier League po bën çmos për të bindur londinezët ndërsa nuk përjashton dhe formulën e huazimit.

Për Armando Brojën kanë shfaqur interes disa nga klubet më të mëdha europiane. Përmendim këtu  Arsenal, Napoli, Dortmund, West Hem, Ajax e shumë të tjerë. 20-vjeçari ka ende katër vite të tjera kontratë në “Stamford Bridge”, por a do të jetë në planet e teknikut Tomas Tuchel, kjo mbetet për t’u parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *