KryesoreLajme

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidimin e kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Gjatë një konference për media, të mbajtur në Gjilan, kandidatura e Hysenit u konfirmua publikisht nga vetë ai dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të dy shprehën mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe theksuan të arriturat gjatë mandatit të kaluar.

Lexo më shumë  Kabineti i Presidentit të KE-së: Shqipëria ndodhet në një moment kritik!

“Dua të falënderoj qeverisjen tonë lokale në Gjilan për aq shumë punë të mira që ka bërë dhe për të arriturat e saj, për qytetarët e Gjilanit pa dallim. Bëhet fjalë për një qeverisje gjithëpërfshirëse,” deklaroi Kurti, duke përmendur investimet e bëra në sektorë të ndryshëm në komunë.

Nga ana e tij, kryetari Alban Hyseni falënderoi kryeministrin për përkrahjen institucionale ndaj Anamoravës, veçanërisht në projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që janë realizuar gjatë këtyre viteve.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Vetëvendosje synon të ruajë qeverisjen në Gjilan, duke u mbështetur në punët e deritanishme dhe projektet e nisura për të ardhmen. 

YouTube player