Lajme

VV-ja fton partitë shqiptare në Artanë të bashkohen kundër Listës Serbe, merr përkrahje nga PDK-ja

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Artanë, Abdyl Gashi, ka treguar se ka takuar gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u bashkuar rreth kauzës për të mposhtur Listën Serbe, e cila drejton këtë komunë.

Ai ka treguar se Vetëvendosja ka propozuar që të mbështetet një kandidat për kryetar apo kryetare të komunës nga shoqëria civile. Mbështetje për këtë ka marrë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

“Ne si Lëvizje e kemi vlerësuar që një unitet i subjekteve politike shqiptare është shumë i nevojshëm. Si kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbështetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës. Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *