BallinaLajme

VV: Arifit t’i hiqet mandati i deputetit sepse cenohet integriteti institucional

Blerim Sallahu, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Gjykatës Kushtetuese për deputetin Etem Arifi, ka kërkuar që deputetit në fjalë t’i hiqet mandati sepse, sipas tij, ai s’mund të përfaqësojë elektoratin pasi është në burg. Sallahu ka thënë se me lejimin e mbajtjes së mandatit të Arifit, Kuvendit i cenohet integriteti institucional.

Ai ka thënë se Kuvendi është dënuar në maj të 2020-s për dënimin e Arifit. Sipas tij, ka pasur moskomunikim të duhur institucional dhe për këtë “Gjykata Kushtetuese ka mundësi të korrektojë gabimin e pafalshëm”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Puna në Kuvend e tij është e pabazë. Ai s’mund të përfaqësojë elektoratin e s’mund të marrë asnjë vendim sepse është në burg. Është jashtë mandatit kushtetues. Kuvendi është informuar më 4 maj të 2020-. Atëherë Kuvendi ka filluar gjitha procedurat sepse njeri është dënuar me vendim të formës së prerë. Pasojat fillojnë kur personi juridik është vu në dijeni për këtë. Zoti Arifi në momentin që është bërë deputet ka cenuar integritetin e institucionit të Kuvendit dhe demokracisë në përgjithësi sepse demokracia s’lejon të përfaqësohet nga një deputet që tashmë është në burg. Gjykata Kushtetuese e ka mundësinë të korrektojë një gabim të pafalshëm të moskomunikimit institucional që një deputetit të tillë t’i shpallet i pavlefshëm mandati që të mos lejohet cenimi i integritetit institucional. Deputeti s’i funksion primar e ka përfaqësimin e qytetarëve. Çdo pretendim që kjo është e legjislaturës së kaluar është pabazë kushtetuese sepse Kuvendi është njoftuar në maj 2020”, ka thënë Sallahu./RrugaPress/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player