BallinaLajme

Kosovë/ Blerim Sallahu: Arifi nuk mundet me e mbrojt interesin publik ndërkohë që është dënuar

Blerim Sallahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit, është dënuar, dhe kësisoj nuk mund të mbajë vota e tij Qeverinë Hoti.

“Për të kuptuar çështjen kontestuese, i kujtojmë Kushtetueses se pezullimi apo kufizimi i të drejtave politike parashihet me ligj. Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet pasi ai është dënuar me burgim efektiv. Nuk mundet të mbrojë interesin publik një njëri i cili është dënuar për keqpërdorim të parasë publike. Është papërgjegjësi totale juridike”, tha Sallahu.

Lexo më shumë  Njësoj si në Shqipëri, diaspora shqiptare vijon protestat në qytete të botës

Si përfundim, Sallahu tha se vota e deputetit Arifi duhet të shpallet e pavlefshme dhe për pasojë edhe qeveria Hoti./RrugaPress/

YouTube player

Lexo më shumë  Analisti politik francez: Rama të bindë protestuesit që s’është Kumbari, jo t'i fyej