Bota

Vuri në pikëpyetje pavarësinë e Ukrainës, Kina distancohet nga ambasador i saj në Francë

Kina është distancuar nga deklaratat e njërit nga ambasadorët e saj, i cili e vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe të vendeve të tjera ish-sovjetike.

Komentet e ambasadorit të Kinës në Paris, Lu Shaye, të bëra javën që shkoi, shkaktuan reagime të shumta dhe u kërkua që Pekini zyrtar t’i sqaronte ato.

Të hënën, Ministria e Jashtme e Kinës, bëri të ditur se respekton pavarësinë e të gjitha republikave ish-sovjetike.

Kina është një aleate e madhe e Rusisë dhe nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, vitin e kaluar.

Kina e sheh veten si një akter kyç në përpjekjet për të sjellë paqen në Ukrainë, por është bërë një partner tregtar gjithnjë e më i rëndësishëm për Rusinë, kjo sidomos pas sanksioneve të Perëndimit ndaj këtij shteti. Perëndimi vazhdimisht ka shfaqur dyshime në paanshmërinë e Kinës në këtë situatë.

Lexo më shumë  Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Në një intervistë për rrjetin francez LCI javën e kaluar, ambasadorit Lu iu kërkua pikëpamja e Kinës për statusin e Krimesë të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Lu u përgjigj duke sugjeruar se çështja nuk ishte e qartë dhe se vende të tilla si Ukraina nuk mund të mbështeteshin në të drejtën ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

Të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, hodhi poshtë qëndrimin e ambasadorit Lu, duke thënë se Pekini respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe mbështet qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

“Bashkimi Sovjetik ishte një shtet federal dhe kishte statusin e një entiteti të së drejtës ndërkombëtare në tërësi në punët e jashtme… kjo nuk e mohon faktin se çdo republikë anëtare e Bashkimit Sovjetik ka statusin e një shteti sovran pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik”, tha Ning.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *